Gazetari Denis Dyrnjaja për publikimin e draftit të plotë për Kodin e ri Penal, ku janë parashikuar një sërë ndryshimesh ligjore, thotë se nuk merret opinioni publik, por vihemi para faktit të kryer.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se kur krijohet një paketë ndryshimesh duhet konsultuar me mjekësinë ligjore, duhet opinioni i tyre, i ekspertëve të jurispudencës, kriminalogjisë dhe kriminalistikës.
Sipas tij, zakonisht ndryshimet ligjore vijnë për rrethana të caktuara dhe referencave të kohës.
Debatin më të madh këto kohë e ka fituar çështja e lirimit të burgosurve me burg përjetë, edhe fokusoi kryesor te kjo çështje është se si do trajtohet kjo histori me njerëz që kanë kryer krime të rënda dhe në një moment të caktuar kemi treguar se sistemi ka çeduar dhe se me ca sjellje të mira në burg, njerëzit kanë fituar lirinë.
Ata që dënohen për vepra të provuara të rënda penale, si vrasjet, përdhunimet, mendoj se është me ndjeshmëri të lartë rasti i lirimit nga burgu, por më shumë duhet kuptuar se pse po ndodh tani ndryshimi në Kodin Penal.
Nuk merret opinioni publik, por vihet para faktit të kryer. Bëhet fakt i kryer dhe kalohet për miratim me karton, janë raste të rralla që ka ndodhur reflektim. Në fund fare ligjvënësi bën atë që ka menduar.
Për sa u bashkuan për amnistinë, nuk është çudi që të bashkohen prapë. Kur vjen çështja për interesa madhore që palët puqen, ca nga ju ca nga ne, bashkohen.
Kur krijohet një paketë ndryshimesh duhet konsultuar dhe me mjekësinë ligjore, duhet opinioni i tyre, ekspertë të jurispudencës, kriminalogjisë dhe kriminalistikës, bëhet rrahje mendimi, deri sa të shkojë te ligjvënësi, se në parlament ka njerëz që as kuptojnë fare as kur duhet ta ngrënë kartonin, as kur duhet ta ulin.
Zakonisht ndryshimet ligjore vijnë për rrethana të caktuara, dhe ai përgjigjen këto ndryshime të politikës penale, referencave të kohës? Nuk i përgjigjet ligjvënësi fenomenit.



