Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” për reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, theksoi se udhëheqja është e shkëputur nga baza socialiste. Gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Fierit, Kokëdhima tha se “Zgjidhja” është një lëvizje politike e socialistëve të bazës, brenda Partisë Socialiste. “Ajo nuk është kundër askujt, është gjithëpërfshirëse dhe në të mirë të qytetarëve të thjeshtë. Zgjidhja nuk e përçan partinë, e bashkon, nuk nxit largimet prej saj, e zmadhon dhe e hap atë, nuk do që në parti të ketë vend vetëm për ata që pëlqen kryetari dhe që shërbejnë pushtetin e tij, por të ketë vend dhe të luftohet për lumturinë e të gjithëve”, tha Kokëdhima.
Më tej, ai shtoi se, aq e shkëputur është udhëheqja nga baza sa me të drejtë mund të themi se kemi dy parti socialiste, partinë e bazës dhe partinë e udhëheqjes. “Kjo partia e bazës nuk ndihet e përfaqësuar nga partia e udhëheqjes. Partia e udhëheqjes e gënjen, e abuzon, e shfrytëzon, takohet me të vetëm në kohë fushatash elektorale, pastaj nuk e njeh më, nuk e dëgjon, nuk i hap telefonin, nuk e shërben, nuk do t’ia dijë për të”, nënvizoi Kokëdhima.
Kokëdhima: PS rrezikon të marrë më pak se 60 deputetë
Drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” për reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, e cilësoi arrogante udhëheqjen e PSsë, duke kërkuar që në këtë parti të flitet hapur. “Partia e udhëheqjes e shalon këtë partinë e bazës dhe pushtetin që prodhojnë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Zgjidhja kërkon që njerëzve t’u thuhet e vërteta, që në parti të flitet hapur, të ketë debat, të dëgjohen të gjithë, jo vetëm kryetari dhe ministrat e tij. Udhëheqja jonë është arrogante, e mbyt debatin, i kërcënon e shantazhon dhe i pushon nga puna ata socialistë e qytetarë që kanë dhe flasin mendime të tjera nga kryetari”, u shpreh Kokëdhima gjatë takimit me socialistët e Fierit. Ai shtoi se Partia Socialiste ka një anëtarësi të shkëlqyer, njerëz të devotshëm, atdhetarë të shquar e qytetarë shembullorë. “Por edhe pse kjo është e vërtetë, ajo reduktohet e zvogëlohet çdo dy vjet. Në këtë rrugë që ecën, PS rrezikon që të prekë, në zgjedhjet e qershorit, pozitën e vet më të keqe historike. Ajo rrezikon të mos arrijë dot e vetme numrin 60 të deputetëve”, nënvizoi Kokëdhima. Sipas tij, udhëheqja e PSsë është autokratike, forumet e saj nuk informohen, nuk diskutojnë e vendosin për asgjë kolegjialisht. “Grupi parlamentar, Asambleja Kombëtare dhe Kongresi kanë rënë plotësisht. Niveli i tyre, nga pikëpamja e funksionimit, debatit dhe respektimit të rregullave të partisë, është më i ulët edhe se niveli që kishte organizata e rinisë së Lapulecit në kohën e Enverit! Asnjë zhvillim i rëndësishëm nuk debatohet e vendoset në forumet e partisë. Këto forume përdoren vetëm për propagandë nga ministrat dhe kryetari”, tha Kokëdhima.
Kokëdhima: Makineria e pushtetit prodhon intriga, sajesa e shpifje
Themeluesi i Lëvizjes “Zgjidhja” për reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, u shpreh se është shkatërruar plotësisht kultura e punës dhe besimi në këtë forcë politike. Duke folur para socialistëve të Fierit, Kokëdhima u shpreh se e kishte denoncuar bashkëpunimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës për heqjen e mandatit të tij të deputetit. “Kam denoncuar bashkëpunimin e lidershipit të PSsë me Sali Berishën për të goditur mandatin tim të deputetit duke urdhëruar politikisht Gjykatën Kushtetuese. Kjo kulturë e luftës pas shpine nuk kufizohet vetëm në rastin tim. Gjatë tre viteve të punës time si deputet kisha në qafë makinerinë e shpifjeve, intrigave dhe diversioneve që është një nga më të neveritshmet që mund të imagjinohet. Kjo makineri prodhon, përpunon e shpërndan sajesa, shpifje e lajme të pavërteta në media, rrjetet sociale, shërbimet diplomatike, mjediset politike e shoqërore”, tha Kokëdhima. Sipas tij, për këtë arsye “është shkatërruar plotësisht bashkëpunimi, besimi i ndërsjelltë, solidariteti i sinqertë dhe kultura e punës në Partinë Socialiste”. “Të gjithë ata që janë pjesë e makinerisë së pushtetit që merret me intriga, shpifje dhe diversion, shpërblehen me para e të mira publike”, tha Kokëdhima.
Kokëdhima: Koncesioni i “check up”it është krejtësisht i gabuar, duhet ndërprerë
Politikani Koço Kokëdhima u shpreh, gjatë takimit me socialistët e Fierit, se një parti jodemokratike prodhon një qeverisje jodemokratike. “Nëse koncesioni i “check up”it do të diskutohej në parti, kurrë nuk do miratohej dhe as nuk do bëhej. Do ishte një gjë shumë normale që buxheti i shtetit të investonte teknologji, dije dhe standarde bashkëkohore në mjekësinë shqiptare, e cila sot është në një gjendje të mjerueshme”, tha drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” për reformimin e Partisë Socialiste. Sipas Kokëdhimës, koncesioni i “check up”it është krejtësisht i gabuar dhe duhet ndërprerë. “Ky koncesion u bë në rrugë tërësisht jo transparente. Paratë e shumta, që thith ky koncesion dhe të ngjashmit me të, duhet të shkojnë për zhvillimin e mjekësisë. Askush nuk e mbështet këtë projekt. “Check up”i është në dëm të ekonomisë dhe të shëndetit të shqiptarëve”, tha Kokëdhima, duke folur për dhënien me koncesion të kontrollit mjekësor të popullatës.
Kokëdhima: Koncesionet, qeveria ka vepruar si Sudja dhe Xhaferri
Drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” për reformimin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, tha se koncesionet e dhëna në 25 vjet kanë krijuar kosto të shtuara për qytetarët. “Bëmë gjithë atë luftë me Saliun për të mos e ndërtuar TECin e Vlorës. I kishim paralajmëruar atë dhe Nanon se ky investim do të dështonte. I harxhoi para 10 vitesh 130 milionë euro që i morën borxh nga Banka Botërore, BERZH dhe BEI, dhe TEC nuk punoi asnjë ditë. Sot paguajmë edhe 2 mln euro në vit për konservim. Kjo vepër mund të vihet në punë vetëm pas 5 vitesh kur të ketë mbaruar projekti i TAPit dhe të mundësohet furnizimi me gaz. Do të duhet që të shpenzohen të paktën edhe 20 mln euro të tjera për këtë qëllim. Po të kemi parasysh edhe interesat e borxhit del se shqiptarët kanë paguar rreth 200 mln euro për këtë ngrehinë që s’jep asgjë”, argumentoi Kokëdhima. Ai shtoi se ishte vetëm këmbëngulja e Fondit Monetar Ndërkombëtar që e pengoi qeverinë të përfundonte koncesionin për gjurmimin e TVSHsë në vitin 2016, një nga koncesionet më turpëruese, më turpërues edhe se koncensioni i Saliut me “Rapiskan”in, për skanimet në dogana. “Pa asnjë transparencë qeveria jonë vendosi t’i lejonte kompanisë MPOS një investim prej 9 mln eurosh dhe me kosto operimi 8 mln euro në vit, për të marrë mbrapsh që në vitin e parë vlerën e plotë të investimit dhe në vitet pasuese, shumëfisha të tij”, tha Kokëdhima. Sipas tij, nëse FMNja do të largohet, ka shumë gjasa që MPOS ta fitojë këtë koncension dhe të marrë një pjesë të mirë të parave nga të ardhurat e buxhetit. “Kjo nuk bën sens. Ngjan si një çmenduri. Qeveria jonë ka vepruar si Sudja dhe si Rrapush Xhaferri. Është njësoj sikur qeveria të marrë lekë me fajde, si këta ose si Driza i skemës financiare mashtruese “Populli”. Edhe ata fillimisht i merrnin huatë me çmim më të lirë. Vetëm kur ju erdhi fundi i hipën përqindjet mbi një në ditë, ndërsa piramidat që konsideroheshin më serioze, i mbajtën interesat deri në 72 për qind në vit”, u shpreh Kokëdhima.
Kokëdhima: Në Shqipëri sundon korrupsioni dhe krimi i organizuar
Themeluesi i Lëvizjes “Zgjidhja” në Partinë Socialiste, Koço Kokëdhima, tha, gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Fierit, se në Shqipëri sundon pabarazia, korrupsioni dhe krimi i organizuar. “Administrata është e mbushur më tutkunë, me njerëz të pasjellshëm, me të paaftë, me njerëz që i blejnë vendet e punës, i fitojnë me mik, me taraf, ose duke i shërbyer një kryetari partie me vota e me para. Po nuk pagove nuk mbaron dot punë. Edhe duke i paguar, zyrtarët ua shpien buzën mbrapa. Njerëzit e thjeshtë nuk ndihmohen, nuk respektohen, nuk dëgjohen”, tha Kokëdhima. Ai shtoi se janë kaq të përhapura këto fenomene saqë njerëzit e mirë, idealistë e të ndershëm, të cilët vazhdojnë të punojnë në administratën publike, ngjajnë si budallenj që s’bëjnë edhe ata si të tjerët. “Qeveritë tona, nga një katërvjeçar te tjetri manipulojnë qytetarët, lidhin koncesione turpëruese, kryejnë tendera të manipuluar dhe e mbysin Shqipërinë me borxhe joefektive”, u shpreh Kokëdhima. Politikani socialist nënvizoi se vendin e ka mbuluar papunësia dhe varfëria.
Kokëdhima: Zhgënjimi, qytetarët mendojnë se Rama është si Saliu
Politikani socialist, Koço Kokëdhima, u shpreh se shkaku kryesor që e çoi Shqipërinë nën tiraninë e skamjes dhe korrupsionit, është sistemi politik i kalbur. “Ne nuk kemi një demokraci kushtetuese funksionale, por kemi në fuqi një regjim që quhet regjimi i partitokracisë ose regjimi ku sundojnë kryetarët e përjetshëm të partive!”, tha Kokëdhima gjatë takimit me socialistët e Fierit. Sipas drejtuesit të Lëvizjes “Zgjidhja” në PS, në vitin 2013 populli ynë pati shumë shpresë te Edi Rama. “Sot, shumë socialistë dhe qytetarë të thjeshtë, mendojnë se Edi Rama është si Saliu, u soll me pushtetin njësoj si Berisha. Shumë nga ata që votuan Ramën dhe koalicionin tonë në zgjedhjet e shkuara, ndihen thellësisht të zhgënjyer, siç janë ndier të zhgënjyer prej liderëve të tjerë politikë më përpara”, tha Kokëdhima. Sipas tij, votuesit janë të zhgënjyer dhe të gjithë këta liderë sillen njësoj me pushtetin dhe me popullin tonë, pasi sistemi është i deformuar, ndërsa Rama dhe Berisha kanë konsoliduar partitokracinë.
Kokëdhima: Si funksionon regjimi i partitokracisë
Themeluesi i Lëvizjes “Zgjidhja” në Partinë Socialiste, Koço Kokëdhima, u shpreh se regjimi i partitokracisë që është në fuqi në Shqipëri karakterizohet nga shkatërrimi i institucionit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Saliu e instaloi në Shqipëri kulturën e vjedhjes së zgjedhjeve. Fatkeqësisht të majtët nuk u distancuan prerazi nga kjo kulturë, por i shkuan pas asaj dhe të dy palët rafinuan metodat e manipulimit të zgjedhjeve”, tha Kokëdhima gjatë takimit me socialistët e Fierit. Sipas Kokëdhimës, populli shqiptar është i vetmi në botën demokratike që është zhveshur nga çdo atribut i ushtrimit të vullnetit të tij të drejtpërdrejtë përmes votës, për të zgjedhur përfaqësuesit, për të miratuar ligje ose marrëveshje e politika të rëndësishme. “Partitokracia shqiptare nënkupton kthimin e partive politike në bashkësi parapolitike, në çifligje dhe sh.p.k. të kryetarëve, ku nuk bëhen zgjedhje, por vetëm emërime nga kryetarët, në parti pa institucione, pa burime njerëzore të kualifikuara, pa ekspertizë e raporte, pa kulturë funksionale, paAi shtoi se ishte vetëm këmbëngulja e Fondit Monetar Ndërkombëtar që e pengoi qeverinë të përfundonte koncesionin për gjurmimin e TVSHsë në vitin 2016, një nga koncesionet më turpëruese, më turpërues edhe se koncensioni i Saliut me “Rapiskan”in, për skanimet në dogana. “Pa asnjë transparencë qeveria jonë vendosi t’i lejonte kompanisë MPOS një investim prej 9 mln eurosh dhe me kosto operimi 8 mln euro në vit, për të marrë mbrapsh që në vitin e parë vlerën e plotë të investimit dhe në vitet pasuese, shumëfisha të tij”, tha Kokëdhima. Sipas tij, nëse FMNja do të largohet, ka shumë gjasa që MPOS ta fitojë këtë koncension dhe të marrë një pjesë të mirë të parave nga të ardhurat e buxhetit. “Kjo nuk bën sens. Ngjan si një çmenduri. Qeveria jonë ka vepruar si Sudja dhe si Rrapush Xhaferri. Është njësoj sikur qeveria të marrë lekë me fajde, si këta ose si Driza i skemës financiare mashtruese “Populli”. Edhe ata fillimisht i merrnin huatë me çmim më të lirë. Vetëm kur ju erdhi fundi i hipën përqindjet mbi një në ditë, ndërsa piramidat që konsideroheshin më serioze, i mbajtën interesat deri në 72 për qind në vit”, u shpreh Kokëdhima.
Kokëdhima: Në Shqipëri sundon korrupsioni dhe krimi i organizuar
Themeluesi i Lëvizjes “Zgjidhja” në Partinë Socialiste, Koço Kokëdhima, tha, gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Fierit, se në Shqipëri sundon pabarazia, korrupsioni dhe krimi i organizuar. “Administrata është e mbushur më tutkunë, me njerëz të pasjellshëm, me të paaftë, me njerëz që i blejnë vendet e punës, i fitojnë me mik, me taraf, ose duke i shërbyer një kryetari partie me vota e me para. Po nuk pagove nuk mbaron dot punë. Edhe duke i paguar, zyrtarët ua shpien buzën mbrapa. Njerëzit e thjeshtë nuk ndihmohen, nuk respektohen, nuk dëgjohen”, tha Kokëdhima. Ai shtoi se janë kaq të përhapura këto fenomene saqë njerëzit e mirë, idealistë e të ndershëm, të cilët vazhdojnë të punojnë në administratën publike, ngjajnë si budallenj që s’bëjnë edhe ata si të tjerët. “Qeveritë tona, nga një katërvjeçar te tjetri manipulojnë qytetarët, lidhin koncesione turpëruese, kryejnë tendera të manipuluar dhe e mbysin Shqipërinë me borxhe joefektive”, u shpreh Kokëdhima. Politikani socialist nënvizoi se vendin e ka mbuluar papunësia dhe varfëria.



