“Sfidat më të mëdha që po has sot Shqipëria janë krimi, korrupsioni, droga, dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme” – me këtë shqetësim i është drejtuar Lulzim Basha Drejtorit për Ceshtjet e Europës Jug-Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, z.Mathew Palmer.
Kreu i PD-së theksoi se individë me rekorde te rënda kriminale ndodhen në Parlamentin shqiptar dhe në strukturat drejtuese të PS-së.



