Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Petkoviç i ndalohet hyrja në Kosovë

Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Serbi, Petkoviç i ndalohet hyrja në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka njoftuar sot se i është ndaluar hyrja në Kosovë, me arsyetimin se ai rrezikonte shëndetin dhe sigurinë e njerëzve.

“Nuk e di çfarë mendon Prishtina dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur kryenegociatorit në dialogun teknik ia ndalon hyrjen në Kosovë e Metohi”, tha Petkoviç për televizionin publik serb RTS.

Petkoviçi tha se letrën mbi ndalimin e hyrjes në Kosovë e mori përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd dhe shtoi se “ndalimi ishte shkelje e Marrëveshjes për Vizitat Zyrtare, në prag të tetëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit”.

“Sot është dashur të jem në Zveçan, të bëj ndarjen e 12 shtëpive, financimin e të cilave e bën Qeveria e Serbisë, e më pas në Graçanicë, që ta vizitoj Luka Dimitrijeviqin, i cili para dy ditësh u rrah nga pala shqiptare”, tha ai.

Petkoviçit iu ndalua hyrja në Kosovë me arsyetimin se rrezikonte shëndetin dhe sigurinë e njerëzve.

Ai tha se Beogradi u qëndron prapa të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara dhe shtoi se të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë veçse janë njoftuar për këtë rast.

Zyrtari serb shtoi se një prej qëllimeve të vizitës së tij në Kosovë do të ishte edhe t’i qetësojë serbët, “që të mos bien në provokime”, sepse, siç tha ai, “qëllimi i qartë i Prishtinës është që përmes sulmeve të nxisë reagim negativ”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy