
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i përgjigjet negativisht ftesës së kryeministrit Edi Rama për të bashkëpunuar për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha deklaron se kreu i akuzës nuk mund të zgjidhet pa iu nënshtruar vetingut dhe me shumicë të thjeshtë.



