Kuvend/ PD kërkon mocion me debat për çështjen McGonigal, protestë jashtë parlamentit

Kuvend/ PD kërkon mocion me debat për çështjen McGonigal, protestë jashtë parlamentit

Kuvendi mblidhet sërish këtë të enjte në seancën e radhës plenare, ku është kërkuar sërish mocion me debat për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal edhe pse kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni për vizitë zyrtare.

Një ditë më parë, 11 deputetë kërkuan  që në rendin e ditës të futej mocioni me debat për çështjen e McGonigal dhe secili prej deputetëve të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për të folur. 

Ndërkohë, Sali Berisha dhe 7 deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të kaosit që kanë shkaktuar në seancat e shkuara plenare.

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit ne seancën plenare te datës 23 .2.2023, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si me poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit te seancës plenare te datës 16.2.2023.

2. Njoftime.

3. Pyetje me Ministren e Shëndetësisë dhe çështjeve Sociale Ogerta Manastirliu nga deputeti Zef Hila.

4. Projektligj "Për përfundimin e procesit te privatizimit te objekteve te ish-ndërmarrjeve bujqësore" .

5. Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian për vitin 2022.

6. Projektvendim "Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 "Për caktimin e anëtarësisë se komisioneve te përhershme te Kuvendit".

7. Projektvendim "Për zgjedhjen e një anëtari te Komisionit te Konkurrencës".

1. Projektvendim "Për zgjatjen e afatit te veprimtarisë se Komisionit te Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës zgjedhore

8. Diskutime për çështje jashtë rendit te ditës.

III. Ngarkohen Shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit te ditës te seancës plenare, njoftimin e anëtarëve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

V. Ky urdhër hyn ne fuqi menjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy