Samiti në Bled/ Rama: Putini bëri BE-në të kuptonte se jeton në një botë paralele

Samiti në Bled/ Rama: Putini bëri BE-në të kuptonte se jeton në një botë paralele

Nga Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni kryeministri Edi Rama, theksoi se Bashkimi Europian ka reflektuar falë luftës së inicuar nga Presidenti rus, Vladimir Putin, ndaj dhe për vendet që aspirojnë në union, si Shqipëria, janë hapur dyer të reja.

Ai tha se situata e krijuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës ka kontribuar në ndryshimin e perceptimit të BE-së ndaj zgjerimit.

Ka diçka që e them që ditën e parë sa i përket zgjerimit; është Vladimir Putini, ishte puna e zellshme e Vladimir Putinit që të pushtonte një vend për të ndihmuar BE të kuptojë se jeton në një botë paralele.

Rama vlerësoi angazhimin e BE dhe atë personal të kryetares së Komisonit Evropian Ursula Von der Leyen për një treg të përbashkët evropian, që siç tha po shkon në rrugën e duhur.

Këto botë paralele po pranëvendosen dhe ajo që Ursula tha është inkurajuese, sepse 1 vit më parë ajo premtoi planin e ri të rritjes, që tashmë është vënë në rrugën e duhur dhe jemi shpresëplotë se edhe më shumë gjëra do të ndodhin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy