Daçiç: Shqiptarët do të hakmerren për Haradinaj, ja çfarë po përgatisin

Daçiç: Shqiptarët do të hakmerren për Haradinaj, ja çfarë po përgatisin

Ministri Jashtëm i Serbisë ka akuzuar shqiptarët se po përgatisin një hakmarrje ndaj Serbisë për arrestimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ivica Daçiç i ka thënë Radiotelevizionit të Serbisë se një prej ambasadave serbe në Europë ose SHBA do të sulmohet nga shqiptarët e diasporës.

“Kemi informacion se diaspora shqiptare po planifikon të marrë nën kontroll një prej selive tona diplomatike apo konsullata në SHBA ose Europë, në mënyrë që ta bëjnë Serbinë të të tërheqë akuzat ndaj Haradinajt”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky informacion i ka ardhur nga shërbimet e inteligjnecës së një vendi perëndimor.

“Informacioni përfshin data dhe emra njerëzish e shtetesh si dhe faktin se një prej ambasadave tona ose konsullatave mund të bëhet shënjestër”, citohet ai nga agjencia TASS.

“Kjo tregon se deri ku mund të mbërrijnë politikanët shqiptarë, madje edhe deri te terrorizmi”, shtoi ai.

Akuzat e kreut të diplomacisë serbe vijnë pak ditë pasi kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Beogradi do të kërkojë ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca.

“Serbia nuk heq dorë nga ndjekja penale e Haradianjt apo kujtdo që ka kryer krime kundër popullit serb”, tha Daçiç.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy