Zgjerimi i listës së ndaluar të lëndëve psikotrope, Balla: Masa parandaluese ndaj drogave sintetike, t’i mbajmë larg të rinjve

Zgjerimi i listës së ndaluar të lëndëve psikotrope, Balla: Masa parandaluese ndaj drogave sintetike, t’i mbajmë larg të rinjve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla propozoi zgjerimin e listës së lëndëve psikotrope, me lëndë të tjera që janë të pranishme e kanë nisur të përdoren në raste të caktuara nga të rinjtë edhe në vendin tonë.

I ftuar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, Balla tha se duhen marrë masa parandaluese ndaj drogave sintetike, për t'i mbajtur larg të rinjve, duke e adresuar çështjen në kohë.

Shqipëria nuk është vend prodhues apo përdorues i këtyre lëndëve. Por sasitë e kapura në raste të caktuara gjatë verës tregojnë një prirje që të rinjtë mund t'i përdorin në vijim.

Ai tha se policia ka kapur bombola me lëndë të tilla, për të shmangur përdorimin e paautorizuar të tyre.

Në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla ne kemi patur rezultate kundër shpërndarjes së narkotikëve.

Por edhe më efektive do jetë nëse krijojmë barriera të forta.

Të bëhemi të gjithë bashkë, të majtë, të djathtë, shumicë e pakicë, pasi shoqëria na mirëpret duke forcuar bazën ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy