Kandidatët për president të Maqedonisë nënshkruajnë kodin për zgjedhje demokratike

Kandidatët për president të Maqedonisë nënshkruajnë kodin për zgjedhje demokratike

 Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski, të tre kandidatë potencial për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë nëshkruar kodeksin e përbashkët, me zotimin për një fushatë demokratike dhe të drejtë.  

Fillimi zyrtar i fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, e gjen kandidatin shqiptar Blerim Reka, si kandidat të pavarur, e të mbështetur nga opozita Aleanca& Besa:“Unë shpresoj se do të jetë një garë e drejtë, ligjore dhe e rregullt, fundja nuk është aq me rëndësi se kush fiton por me rëndësi është që Republika e Maqedonisë së Veriut do të fitojë, dhe të fitoj datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, deklaroi Blerim Reka.

Nga ana e saj, kandidatja e VMRO-DPMNE-së për Presidente, Gordana Siljanovska, u shpreh se bashkëpjesëmarrësit në zgjedhje nuk i shih si armiq, dhe se sipas saj, “Edhe pse jam grua, pres një betejë kalorësish me argumente e jo me lojëra bizantinësh. Mendoj se fjalën e fundit do e kenë qytetarët” u shpreh ajo. 

Edhe kandidati i LSDM-së për President, Stevo Pendarovski, u zotua se nënshkrimi i kodit të përbashkët për zgjedhje të drejta dhe demokratike, do të zbatohet praktikisht në terren.

Sipas radhitjes, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita shqiptare Blerim Reka do të kryesojë fletëvotimin, numri dy i takon kandidates së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska ndërsa numër tre është kandidati i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, fillon sot, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 21 prill. Të drejtë vote kanë rreth 1.8 milion qytetarë të kësaj republike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy