Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha gjatë një konference me gazetarët se emigrimi i minorenëve shqiptarë pa prindër, është një nga tragjeditë më të rënda për vendin, treguesi më i dhembshëm i axhendës së qëllimshme të Qeverisë për shpopullimin e Shqipërisë.
Duke vijuar logjikën e tij, Meta tha se 1302 shqiptarë minorenë pa prindër janë në ngarkim të shtetit italian sipas të dhënave të përditësuar zyrtarisht deri në 30 qershor 2022, një numër shumë herë më i madh se i fëmijëve që kanë hyrë në Itali brenda 1 muaji nga Afganistani, Pakistani, Eritrea, Guinea, Bangaldeshi.
Emigrimi i minorenëve shqiptarë pa prindër, është një nga tragjeditë më të rënda për vendin, treguesi më i dhembshëm i axhendës së qëllimshme të Qeverisë për shpopullimin e Shqipërisë, që as pushtuesit dhe armiqtë më të egër nuk kanë mundur dot ta realizojnë.
Shqipëria nuk po zbrazet vetëm nga “truri”, intelektualët, forcat më krijuese dhe më profesionet, por edhe nga fëmijët.
Raporti mujor i Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe të Punës në Itali, i qershorit 2022, bën publik faktin tepër tronditës, që numri i fëmijëve minorenë shqiptarë pa prindër, që kanë mbërritur në Itali si emigrantë, zënë vendin e tretë pas atyre nga Ukraina (numri më i madh i të cilëve janë fëmijë të prindërve të vrarë nga lufta dhe nga jetimoret e shkatërruara nga bombardimet), duke lënë pas dhe vende të sapo dala nga konfliktet civile.
1302 shqiptarë minorenë pa prindër janë në ngarkim të shtetit italian sipas të dhënave të përditësuar zyrtarisht deri në 30 qershor 2022, një numër shumë herë më i madh se i fëmijëve që kanë hyrë në Itali brenda 1 muaji nga Afganistani, Pakistani, Eritrea, Guinea, Bangaldeshi etj.
Vetëm një dëshpërim dramatik i detyron prindërit shqiptarë t’i dërgojnë fëmijët e tyre drejt BE, madje pa marrë parasysh faktin se këta minorenë mund të bihen pre e trafikut të qenieve njerëzore, e trafikut të organeve, e pedofilisë dhe e krimit të organizuar.
Nuk është rastësi që edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) parashikon që numri i banorëve që jetojnë në Shqipëri do të vijojë të tkurret me ritme të shpejta në vitet në vijim.
Sipas parashikimeve të OKB-së, deri në vitin 2050 popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 2.5 milionë banorë dhe deri në vitin 2100 do të tkurret në 1.1 milionë banorë, duke arritur në këtë mënyrë edhe poshtë nivelit të viteve 1960, ku popullsia e regjistruar ka qenë 1.2 milionë banorë.
Më tej Meta tha se Autoriteti i Dosjeve jo vetëm duhet të zbatojë ligjin por duhet të kujdeset që të mos rilëndohen viktimat duke shtuar se ky institucion e di mirë që Ilir Rexhep Metaj nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.
I bëj thirrje të gjithë punonjësve të ndershëm të jenë të kujdesshëm për zbatimin e ligjit.
Autoriteti i Dosjeve jo vetëm duhet të zbatojë ligjin por duhet të kujdeset që të mos ri lëndohen viktimat.
Autoriteti e di mirë që jo vetëm s’kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, e provuar që në 96 në kohën e të madhërishmit Sali Berisha. E dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret. Se ajo ndodhet në dy dosje. Ata që e kanë orkestruar këtë skenar e dinë shumë mirë që Ilir Meta nuk ka jetuar ndonjëherë në konvikt dhe nuk ka pasur ndonjë shok konviktor.
I ndjekuri nuk e ka diskutuar asnjëherë me Ilir Metën, kishte plane të dilte me të gjitha dhjeta dhe të bëhej pedagog në Fakultetin e Ekonomisë. Autoriteti do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje që ka bërë dhe për atë kërkesë që i ka çuar Kuvendit pa asnjë fakt. Do të mbajnë përgjegjësi edhe personat e përfshirë.



