Shkullaku: Krimi, kontingjent i “Rilindjes”, rast i rrallë në botë ku mbi 20 individë u shkarkuan për rekorde kriminale

Shkullaku: Krimi, kontingjent i “Rilindjes”, rast i rrallë në botë ku mbi 20 individë u shkarkuan për rekorde kriminale

Për gazetarin Armand Shkullaku, krimi në vend mori forcë me krijimin e organizatës së “Rilindjes”.

Në emisionin e “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Shkullaku u ndal te fakti se këto forma të organizuara kriminale u krijuan fillimisht për mbrojtjen e votës, të cilët më pas morën poste drejtuese, 20 nga të cilët u shkarkuan më pas për rekorde kriminale.

Me krijimin e organizatës së “Rilindjes” këto lidhje morën një formë të organizuar. Fillimisht u krijuan grupet për mbrojtjen e votës, ku u rreshtuan banditë të mirënjohur dhe pastaj këta banditë të mbrojtjes së votës, u kandiduan për deputetë, kryetar bashkie, për shefa, për drejtues kyç të administratës publike, etj, dhe ndoshta jemi rasti i rrallë ku 20 individ të tillë u shkarkuan më pas me rekorde kriminale.

Pavarësisht këtij fenomeni, Rama deklaroj botërisht që këta janë njerëz që i do populli, që rrinë pas halleve të popullit, që i shërbejnë komunitetit, dhe janë nderi e lavdia e PS. Pra, kjo e bën ndryshimin, sepse krimi nuk është më çështja se e ka frikë shtetin, por e kontrollon vet shtetin, janë kriminelët që nuk e lejojnë më pushtetin të tradhtojnë interesat e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy