Mbyllja e hetimeve për inceneratorin e Fierit, Kryemadhi: Habi e madhe! SPAK apo “pak” fare

Mbyllja e hetimeve për inceneratorin e Fierit, Kryemadhi: Habi e madhe! SPAK apo “pak” fare

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhe reagon lidhur me vendimin e Prokurorisë së Posaçme, për të dërguar dosjen për inceneratorin e Fierit në gjyq.

SPAK apo “pak”??  U njohëm sot me vendimin e S(PAK) për dërgimin e aferës së inceneratorit të Fierit në gjyq. U njohëm edhe me subjektet dhe me veprat penale konkrete që akuzohen.

Habi e madhe të akuzosh propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je.

Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë? Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare?!?

SPAK njoftoi ditën e sotme mbylljen e hetimeve hetimet për inceneratorin e Fierit, ku ka dërguar për gjykim 21 personat e akuzuar për këtë aferë, përfshirë këtu edhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarin e kësaj ministrie Alqi Bllako.

Mbi ta rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy