Bruksel, ministri Bushati: Shqipëria e konsideron 2018 si një vit të rëndësishëm

Bruksel, ministri Bushati: Shqipëria e konsideron 2018 si një vit të rëndësishëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së

Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen e vendeve anëtare dhe nënvizoi se ‘arritjet e deritanishme të Shqipërisë  në procesin e reformave që lidhen me integrimin evropian përbëjnë një bazë të shëndoshë për punën e mëtejshme në kuadrin e negociatave të anëtarësimit’. Shqipëria, tha ministri, e konsideron vitin 2018 si një vit të rëndësishëm për ne dhe rajonin dhe ne  kemi treguar vazhdimisht vendosmëri dhe konsistencë në orientimin tonë Euro-Atlantik.

Ministrat e Jashtëm vlerësuan përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave dhe nënvizuan rëndësinë e rezultateve në reformën në drejtësi për ecurinë e integrimit evropian të vendit.

Një vlerësim i lartë u shpreh për rolin e Shqipërisë në rajon si një partner pro-aktiv dhe konstruktiv. Gjithashtu, gjatë takimit u vlerësua edhe qëndrimi i Shqipërisë në kuadër të nismave rajonale si dhe marrëdhëniet konstruktive dhe të fqinjësisë së mirë në rajon. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy