Albin Kurti emëron si këshilltar politikanin serb, Petar Miletiç

Albin Kurti emëron si këshilltar politikanin serb, Petar Miletiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar politikanin serb nga Kosova, Petar Miletiç si këshilltar i jashtëm politik.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Miletiç, për të përditshme serbe “Danas”.

Sipas tij ai është emëruar si këshilltar i jashtëm i Kurtit me financim të Qeverisë Gjermane, më konkretisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane për çështjet e komuniteteve.

Roli i tij, shpjegon Miletiç, si këshilltar i jashtëm nuk do të jetë të një natyre vendimmarrëse, por këshilluese.

Atë vit ai dënoi aksionin e Lëvizjes Vetëvendosje në pikën kufitare në Merdare.

Ndryshe Miletiç nuk është përkrahës i themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Serbët e Kosovës mbrohen mjaftueshëm me Kushtetutën e Kosovës dhe aktet nënligjore, prandaj nuk ju duhet Asociacioni”, pati deklaruar ai.

 Petar Miletiç, ishte nënkryetari i Kuvendit të Kosovës në vitin 2012.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy