Me pneumoni, Bujar Nishani transferohet për trajtim jashtë vendit

Me pneumoni, Bujar Nishani transferohet për trajtim jashtë vendit

Ish-Presidenti Bujar Nishani është transferuar jashtë vendit për një trajtim më të specializuar mjekësor mëson MCN TV.

Kujtojmë që, që prej të mërkurës ish-presidenti ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku u trajtua për pneumoni të shkaktuar nga Covid-19.

Nishani ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje dhe është trajtuar në pavionin e “Shefqet Ndroqit”.

Ish-kreu i shtetit po përballet me një pneumoni bilaterale që është tipike e shkaktuar nga Covid.

Një ditë më parë MCN TV mësoi se Nishani është trajtuar me 6-7 litra oksigjen, dhe gjendja e tij konsiderohej e qëndrueshme, ku nuk ka pasur nevojë për terapi intensive. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy