Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Sot përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në tetë qarqe

Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Sot përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në tetë qarqe

Teksa na ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen ditën e dielë, Komsioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka publikuar në “Twitter” fotot e shpërndarjes së materialeve zgjedhore me kamionët e ushtrisë.

“Sot, përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore për qarqet Vlorë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Fier, Berat. Nesër do të shpërndahen në Tiranë, Elbasan, Durrës & Lezhë. Në çdo QV do të ketë shabllonë (për FV) në alfabetin braille për votuesit që nuk shikojnë”, shprehet Celibashi.

Fletët e votimit janë prodhuar nga kompania sllovene CETIS dhe mes tyre ka edhe fletë për persona aftësi të veçantë, përkatsisht fletëvotimi në alfabetin braille për votuesit që nuk shikojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy