Shqipëria hap ambasadë në shtetin e Azerbajxhanit, vendim ky i miratuar në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave.
Selia e ambasadës shqiptare do të jetë në kryeqytetin azer, Baku dhe shpenzimet për këtë mision diplomatik do të mbulohen nga Ministria për Punët e Jashtme.
VENDIM PËR HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AZERBAJXHAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
2. Shpenzimet për hapjen e këtij misioni diplomatik do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2023.
3. Ngarkohet Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



