Idriz Haxhiaj, komandohet në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

Idriz Haxhiaj, komandohet në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar sot Drejtorin ri të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara z. Idriz Haxhiaj.

Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së.

Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”.

Z. Haxhiaj mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Politikave të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.

Ky emërim ka ardhur pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) z. Adrian Koni.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy