Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partia Demokratike në Lezhë. Nga rezultati përfundimtar, i zgjedhur në krye të degës është Donika Ndoj, e cila ka arritur të sigurojë 571 vota nga anëtarësia pjesëmarrëse në proces. Në vend të dytë është renditur Salvator Kaçaj me 442 vota, ndërsa i treti në garë, Paulin Marku ka marrë 172 vota.
Procesi i votimit u zhvillua në një klimë të qetë dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme të anëtarëve, të cilët ushtruan të drejtën e tyre për të zgjedhur drejtuesin e ri të degës. Pas përfundimit të numërimit, rezultati u shpall nga komisioni përkatës, duke formalizuar kështu kreun e ri të degës për mandatin e ardhshëm.



