Balla: Lulzim Basha liroi kriminelin nga burgu për vota në 2009

Balla: Lulzim Basha liroi kriminelin nga burgu për vota në 2009

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është rikthyer një kabllograme të vitit 2009, kohë kur lideri aktual i PD-së ishte ministër i Jashtëm.

Sipas raportimit që ambasadori i atëhershëm amerikan, John Withers, bënte për Departamentin e Shtetit, Basha në atë kohë është përfshirë në lirimin nga burgu të një eksponenti të krimit në këmbim të mbështetjes me votë në zonën e tij elektorale.  

“Raportimi i Ambasadorit të SHBA, Withers, për Lulzim Bashën pas zgjedhjeve të 2009: “Ministri i Jashtëm Basha,i cili përfaqësoi PD në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij. Krimineli u lirua më 29/6/09”, thuhet në kabllogramë.

Në postimin e tij, Balla thotë se “Lulzimi e mbajti "fjalën" e liroi kriminelin një ditë pasi familja e tij i dha votën”.

Postimi i Ballës vjen në kulmin e akuzave të opozitës ndaj tij për bashkëpunim me krimin.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy