Idrizi: Nuk erdha si rrufe në qiell të pastër në Shqipëri, kam 8 vite që investoj në arsim

Idrizi: Nuk erdha si rrufe në qiell të pastër në Shqipëri, kam 8 vite që investoj në arsim

Biznesmeni Sinan Idrizi në një lidhje skype me studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka bërë të ditur se ai nuk është blerësi i vetëm ambienteve të shkollës Mehmet Akif, por i një rrjeti shkollash në disa qytete të vendit. Ai tha se ka 8 vite që investon në arsim dhe ka dëshirë të hapë një rrjet zinxhiri shkollash.

Unë s’kam blerë vetëm Mehmet Akif, kam blerë në Korçë, Shkodër, Tiranë, jam në negociata në Berat dhe Vlorë. Jam duke blerë një zinxhir shkollash. Dua të investojë në arsim, është i teti vit që investoj në arsim. Nuk erdha si një rrufe në qiell të pastër atje. Është viti i tetë. Unë dua të investoj në arsimin në Shqipëri dhe thjesht kam hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë me poseduesit e tyre unë kam hyrë si investitorë, problemet e tjera nuk më përkasin mua, s’janë problemet e mia. Miqësia ime me Erdogan është tjetër gjë, dhe investimi në shkolla tjetër gjë. Kam 8 vite që investoj, por s’dua të flas. Ka një ngjarje, shkollën nuk ja kam vjedhur askujt, e kam blerë. Kam bërë një marrëdhënie korrekte me poseduesin, kam bërë pagesën dhe kam marrë godinën. Kjo s’ka lidhje të miqësisë time me Erdogan. Politikan nuk jam, Berisha ka gjetur njeriun e gabuar për tu ankoruar, por duhet të gjejë një port tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy