Haradinaj: Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë së re

Haradinaj: Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë së re

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për hapjen rrugë të formimit të qeverisë së re.

Haranidaj shkruan në facebook se të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij, dhe se duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë.

Përshëndes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hap rrugë formimit të Qeverisë së re. Ftoj të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij. I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë. Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur”, tha Haradinaj.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë i dha të enjten të drejtë presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit në detyrën e kryeministrit.

Në bazë të këtij vendimi, Kosova nuk shkon në zgjedhje të parakohshme, ashtu siç kërkon Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, por i njihet e drejta Avdullah Hotit për të krijuar kabinetin e tij.

Pak ditë më parë, presidenti Hashim Thaçi deklaroi se do të jepte dorëheqjen nëse Kushtetuesja vendoste në favor të Albin Kurtit. 

Më 25 mars, Kuvendi I Kosovës rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit përmes një mocioni mosbesimi të paraqitur nga LDK-ja e Isa Mustafës, ish-partnere në koalicionin qeverisës me Vetëvendosjen për rreth 2 muaj.

Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Thaçi e dekretoi Hotin pas disa letrave që i dërgoi Vetëvendosjes për emërimin e një mandatari të ri, kërkesa të cilave VV nuk iu përgjigj. Pas dekretimit të Hotit, Vetëvendosje e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila e pezulloi zbatimin e dekretit të presidentit, deri sonte në mbrëmje, kur u bë publik vendimi.

Vetëvendosje është shprehur e gatshme për zgjedhje të reja, pasi beson se ka shumicën e votave të qytetarëve të Kosovës. Ndërkohë, ajo i ka nisur protestat me të cilat kërkon zgjedhje të reja. Pasditen e sotme, në Prishtinë u mbajt një protestë sipas rregullave të reja të distancimit fizik, gjatë të cilës rreth 5 mijë mbështetës të partisë së Kurtit bënë thirrje për zgjedhje të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy