Shqipëria ka qenë e ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike ndaj kërkohet përgjegjësi në mbrojtjen e sistemeve kritike. Gjatë një aktiviteti ku u prezantuan zgjidhje amerikane të sigurisë kibernetike, zëvendësshefja në detyrë e misionit pranë Ambasadës Amerikane, Kathryn Hammond, tha se pavarësisht progresit të treguar, sistemet duhet të mbrohen me teknologji më të besueshme.



