
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e shpjegon me mungesën e shpresës si pasojë e keqqeverisjes largimin e shqiptarëve jashtë vendit. Duke iu referuar shifrave të Eurostat për azilkërkuesit në vendet e BE-së, Xhixho thotë se nga Shqipëria po ikin më shumë se nga Ukraina, një vend në luftë.
Shqiptarët duan të largohen sepse kjo qeveri e ka bërë këtë vend të pajetueshëm. Nga Shqipëria po ikin më shumë se nga Ukraina, sipas Eurostat.
1100 shqiptarë kanë kërkuar azil përgjatë 8 muajve, ndërsa ukrainas që i ikin luftës janë vetëm 950.
Aplikimet u rritën me 68% krahasuar me vitin e kaluar
Shqiptarët po ikin se kjo qeveri u ka vrarë shpresën.
Rama po ia del të dëbojë nga vendi më shumë qytetarë seç dëbon Putini nga Ukraina.
Është koha të ndalim shpopullimin!
Është koha të rikthejmë shpresën!



