Lleshi: Mazhoranca nuk ka vullnet për votën e diasporës, në 18 korrik protestë para parlamentit (VIDEO)

Lleshi: Mazhoranca nuk ka vullnet për votën e diasporës, në 18 korrik protestë para parlamentit (VIDEO)

Aktivistja Arlinda Lleshi thotë se mazhoranca nuk ka vullnet për votën e diasporës dhe se për përfaqësuesin socialist Damian Gjiknuri, është opozita ajo që thotë se nuk mund të ketë reformë zgjedhore.

Duke folur për MCN Live, Lleshi shtoi se për votimin elektronik, nga KQZ u sigurua se përdoret një teknologji e sigurt.

Drupal Ad

Mazhoranca nuk ka vullnet për votën e diasporës. Mazhoranca do të thotë para publikut që ne po e bëjmë hapin tonë por opozita po e pengon.

Jemi mbi 157 ditë pas përfundimit të afatit për votën e diasporës. Diaspora nuk ka nevojë të regjistrohet në gjendje civile për tu mundësuar vota.

I vetmi regjistrim që emigranti duhet të bëjë është te KQZ, nëse zgjedhim opsionin e votës me postë.

Ne nuk shohim një vullnet real, të dyja palët e bllokojnë votën e diasporës.

KQZ ka thënë se po e bën më vonë se korriku, nuk e realizojnë dot teknikisht për zgjedhjet e ardhshme.

Në 18 korrik ne do të protestojmë para parlamentit që të kërkojmë votën e diasporës.

Janë 2.2 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, ose gjysma e popullsisë.

Një ditë më parë socialisti Damian Gjiknuri deklaroi në Kuvend se është përgatitur një projektligj, ku do llogaritet vota, do llogaritet në qarkun ku ka qenë rezident para emigrimit, lehtësimi i procedurave të regjistrimit të votuesit nga jashtë, emigranti deklaron adresën e banimit jashtë dhe hiqet nga lista e zgjedhësit këtu dhe shteti merr përsipër të dërgojë zarfin me fletën e votimit me postë, votohet deri ditën e zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy