"Vettingu do sjellë investimet gjermane në Shqipëri" garancinë e jep ambasadorja gjermane

"Vettingu do sjellë investimet gjermane në Shqipëri" garancinë e jep ambasadorja gjermane

Një nga shtete me fuqi ekonomike më të madhe në botë, siç është Gjermania i sugjeron vendit tonë se me nisjen e zbatimit të vettingut do të ketë impakt pozitiv edhe në thithjen e investimeve të huaja.

Këtë deklaratë e bëri ambasadorja gjermane në vendin tonë Susanne Schütz, gjatë një ceremonie pritje në kuadër të bashkimit të dy Gjermanive.

“Për sipërmarrjet gjermanë janë me rëndësi siguria ligjore dhe besimi te institucionet, gëzohem se me nisjen e zbatimit të procesit të Vettingut Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur” deklaroi ambasadorja gjermane në Shqipëri,

Ndërsa Presidenti Ilir Meta u shpreh në fjalën e tij se Gjermania është garante për projektin evropian, pavarësisht sfidave të shumta që po kalon kontinenti dhe bota.

“Gjermania, partner për sigurinë dhe paqen në Ballkan. Ne jemi mirënjohës për të gjithë ndihmën që Gjermania ka dhënë për Shqipërinë.  Ju falënderoj për mbështetjen për reformën në drejtësi, e cila do të krijojë një klimë të favorshme për investimet gjermane në Shqipëri” deklaroi ai.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy