Gazetari Sebastian Zonja mendon që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka dhënë tre mesazhe të drejtpërdrejta kryeministrit Edi Rama nga paraburgimi i Durrësit.
Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” Zonja tha që mesazhe të drejtpërdrejta për Ramën ishin togfjalëshi “jemi shokë idealesh”, apo kur tha që “Nesti Angoni ka sjellë edhe dy dosje të tjera”.
“Për herë të parë pamë një politikan të nivelit të lartë si Veliaj, i cili artikuloi një togfjalësh shumë interesant. SPAK-u tha ose të bëhet parti politike, ose përndryshe mos të prishë punë. Është e çuditshme që Veliaj tha që SPAK-u do që PS të mos marrë 71 mandate, ishte shumë interesante. Dha tre mesazhe. I dha një mesazh të drejtpërdrejtë Ramës që i tha ‘jemi shokë idealesh’. Sigurisht që është kod mafioz. I ka hyrë SPAK-u brenda Veliajt. Veliaj i thotë që SPAK-u na ka hyrë dhe po na prish punë. Madje tha që ky Nesti Angoni ka sjellë edhe dy dosje të tjera. Ky ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për Ramën. Foli për ca pusulla”.
Zonja tha ndër të tjera se mendon që "kryebashkiaku Veliaj është i bindur që ia ka bërë Edi Rama".



