Lufta në Ukrainë/ Komisionet e Jashtme Kosovë-Shqipëri diskutojnë për ndikimin në rajon

Lufta në Ukrainë/ Komisionet e Jashtme Kosovë-Shqipëri diskutojnë për ndikimin në rajon

Një delegacion në përbërje nga Komisioni për Politikën e Jashtme, drejtuar nga kryetarja Mimi Kodheli ka nisur një vizitë zyrtare në Prishtinë me ftesë të homologut kosovar, Haki Abazi.

Gjatë vizitës delegacioni do të zhvillojë takime me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me Komisionin për Politikën e Jashtme, më Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, si dhe me anëtarë të ndryshëm të kabinetit qeveritar.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kosovës si dhe delegacioni i Komisionit për Politikë të Jashtë të Kuvendit të Shqipërisë do të diskutojnë sot për ndikimin e luftës në Ukrainë në zhvillimet në rajon dhe masat e përbashkëta.

Gjithashtu deputete e Kosovës dhe Shqipërisë do të diskutojnë lidhur me integrimet euro-atlantike të rajonit si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

Në ditën e parë të vizitës delegacioni nderoi figurën e Presidentit Ibrahim Rugova si dhe vizitoi Prekazin. Kodheli vendosi një kurorë me lule në varrin e dëshmorit Adem Jashari, ndërsa delegacioni u prit edhe nga familja Jashari në një takim miqësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy