Analisti Elton Metaj, thotë se ka debat për mënyrën se si Kryeministri Edi Rama po i qaset pushtetit vendor dhe mund të ketë kritika për mënyrën si ka trajtuar kryetarët e bashkive dhe stafin e tyre.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se Edi Rama po tregon një përpjekje për ta ribërë tërësisht strukturën e qeverisë dhe qeverisjes.
Sipas tij, kreu i qeverisë i ka zhvlerësuar kryebashkiakët me aksionin e shtrirë në territor.
Priten ndryshime në shtator dhe një qeverisje e konceptuar ndryshe me pjesën e qeverisë dhe me marrëdhëniet që do ketë qeveria me aktorë të rinj. Zoti Rama po e nis me bashkitë, por në javët e ardhshme do të shikojmë një mënyrë krejtësisht të re se si zoti Rama e koncepton qeverisjen.
Forma është e debatueshme, zoti Rama ka një mandat të fortë me 83 mandate, por në tërësinë e saj zoti Rama është konfirmuar politikisht ka konfirmimin popullor për të qeverisur një mandat të katërt.
Mbi 50 bashki janë socialiste çka ia bënë më të lehtë. Pushteti i Ramës ka qenë i mjaftueshëm dhe i madh, edhe para 11 majit.
Gjërat mund të ndodhnin edhe pa ndodhur kjo tollovia e fundit. Shoh një përpjekje për ta ribërë tërësisht strukturën e qeverisë dhe qeverisjes, jemi ende në fillim për të parë se ku do shkojë gjëja, jemi ende në hapat e parë.
Kryebashkiakët janë të gjithë të zhvlerësuar me këtë aksion, asnjë kryebashkiak nuk ka mundësi të promovojë punën e tij pasi puna e bashkive ka qortim, goditjet që Rama dha duke shkaktuar numrat 2 të bashkive, gjeti mbështetje nga njerëzit, pasi nuk iu shërbenin po rrinin në zyrat e bashkive. Drejtorët sot i ke në rrugë, duke kontrolluar për ndonjë shtesë.
Shumë ministra që konsideroheshin të fortë, sot janë të përzier dhe po merren me pushtetin vendor.
Synimet e tyre të larta kanë rënë dhe po merren me punët e bashkive. Po bëhet parapërgatitje, për të thënë në shtator se ky është plani im i qeverisjes. Nëse do të dalë nga ky aksion diçka e mirë, kjo mbetet për t’u parë.
Kemi devijim të fokusit, por gjithë deputetët i ke ose në bashki, ose në territor për të parë terrenin. Por se ku do të shkojë kjo lëvizje mbetet për t’u parë.
Sa i takon marrjes së pandehur të kryetares së Komisionit te Ligjeve Klotilda Bushka, si pjesë e dosjes “Veliaj”, ai tha se nuk ka ndonjë kosto specifike për Partinë Socialiste, por se do ishte mirë që deputetja socialiste të ishte dorëhequr.
Nuk shoh ndonjë kosto specifike, zonja Bushka është një personazh politik në perëndim të karrierës së saj. Për mendimin tim ajo duhet të ishte larguar nga drejtimi i Komisionit të Ligjeve që në momentin që SPAK e mori në hetim.
Ajo që nuk kuptohet është se dorëheqja nuk është fajësi. Kemi arritur në pikën edhe largimi dhe zëvendësimi i Veliajt nuk do të ketë ndonjë lloj rëndësie.



