
Teksa foli për për seancën e sotme ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, ku u lanë në arrest shtëpie, gazetari investigativ Artan Hoxha, tha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se SPAK mund ta mbajë Berishën të mbyllur në banesë deri në zgjedhjet e vitit 2025, duke goditur në këtë mënyrë opozitën.
Vërtet ka afate kur ke të hetuar me masë sigurie dhe ajo të detyron ta çosh dosjen në gjykatë. Por prokurorit i lind e drejta të kërkojë edhe shtyrje afati. Mund të të mbajë edhe 2 vjet prokurori atje, edhe vijnë zgjedhjet, kalojnë.
Në momentin kur prokuroria kërkoi masën e sigurisë, ishte njëra palë që operonte, tani jemi në momentin kur shkalla e dytë e gjyqësorit, ka certifikuar kërkesën e prokurorisë. Do të nisë një betejë tjetër për të kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Edhe pse gjyqtarja është e njëjta që ndryshoi masën arrest me burg të Jamarbër Malltezi. Me këtë mënyrë si po veprohet dhe këtë shoh me skepticizëm, në këtë mënyrë procesi mund të zgjatet dhe zoti Berisha të mbetet në arrest shtëpie. Është njëlloj si arresti me burg.



