Keir Starmer është zgjedhur drejtuesi i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe.
Deputeti 57-vjeçar, me profesion avokat, fitoi zgjedhjet e partisë në raundin e parë, duke mbledhur më shumë se 50 përqind të votave dhe triumfuar përballë dy rivalëve të tij, Rebeça Long-Bailey dhe Lisa Nandy.
Starmer, pason në krye të partisë Jeremy Corban, krahasuar me të cilin konsiderohet më i moderuar dhe më i afërt me partitë e qendrës së majtë.
Për zgjedhjen e kryetarit të partisë votuan anëtarët e partisë, mbështetës të regjistruar dhe të anëtarë të disa organizatave të lidhura me Partinë Laburiste.
Starmer u konsiderua një nga kandidatët më të preferuar laburist në prag të zgjedhjeve, pasi ai mori mbështetjen e disa deputetëve dhe sindikatave.
Qëllimi i tij kryesor do të jetë ringritja e partisë pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit 2019-të, humbje e cila detyroi Corbyn të dorëhiqej.
Detyra e tij e parë, megjithatë, do të jetë angazhimi në emergjencën e krijuar në Britaninë e Madhe për shkak të përhapjes së virusit Covid-19.
Kreu i Laburistëve deklaroi se është i gatshëm të ulet në tryezë me kryeministrin Boris Johnson dhe këshilltarët më të mirë për shëndetësinë dhe të punojnë së bashku për t’i dhënë një zgjidhje krizës së krijuar në vend.
Ai, i cili për tre vite ishtë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Corbyn, gjithashtu edhe përgjegjës për politikën e partisë ndaj Brexit, e quan vetën një socialist dhe ka premtuar të mbajë idetë kryesore të politikës së propozuar nga Corbyn, duke përfshirë shtetëzimin e hekurudhave, postën dhe ujësjellësin.
Programi i tij është i ndarë në 10 pika, të cilat bazohen në drejtësinë sociale, mbrojtjen e mjedisit, të mirat materiale, të drejtat e emigrantëve dhe forcimin e sindikatave.



