Opozita bojkoton përsëri Kuvendin, pas Shkodrës mblidhet në Elbasan

Opozita bojkoton përsëri Kuvendin, pas Shkodrës mblidhet në Elbasan

Opozita do bojkotojë edhe ditën e enjte punimet e Kuvendit.

Pas Shkodrës grupi parlamentar i PD, LSI-së dhe partive të tjera aleate nuk do të marrin pjesë përsëri në seancën e radhës të parlamentit por do të udhëtojnë në drejtim të Elbasanit ku do të zhvillojnë një mbledhje për situatën kriminalitetit në vend.

Mbledhja do të mbahet të enjten në ora 10:00 paralelisht me seancën planare duke shënuar mungesën e dytë  për këtë sesion të  opozitës në Parlament.

Të hënën opozita u mblodh në Shkodër nga ku ngritën shqetësimin për ngjarjet e fundit kriminale atje, ndërsa paralelisht zhvillonte punimet seanca e Kuvendit në Tiranë, duke nisur sesionin e ri parlamentar. 

Opozita akuzon maxhorancën se ngjarjet e fundit kriminale janë rrjedhojë e kapjes së qeverisë dhe policisë së shtetit nga krimi. 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke theksuar se krimi sundon në disa qytete të vendit. 

Elbasani është mes qyteteve që opozita thotë se bandat janë të lidhura me shtetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy