
Ka nisur sot në Tiranë Samiti i Dytë i Dasporës i cili do të zgjasë deri në datë 2 mars.
Ceremoninë e mirëpritjes së pjesmarrësve në Samit e ka çelur Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili deklaroi se Shqipëria bëhet kur ka vullnet të përbashkët.
"Ne jemi sot për t'ju pohuar ju se në këtë shtëpi qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, politikanët e të gjithë trevave shqiptare vinë jo që ju të na dëgjoni por që tu dëgjojmë. Siç e kanë thënë të parët tanë, në ditët më të vështira dhe të errëta të kombit Shqipëria do të bëhet. Shqipëria ka për tu bërë dhe ajo pa diskutim nuk mund të bëhet pa vullnetin, pa interesimin, pa këmbënguljen e pjesës së vet ndoshta më të mirë që është Diaspora e Shqipërisë", tha Marjko.
Por ajo që është vënë re kësaj here ka qenë një panel ku disa prej të ftuarve do të mund të flasin.
Në listën e emrave që pritet të flasin shihet ai i Bashës dhe Ramës. Sipas listës Basha do të flasë i parafundit i 10-ti, ndërsa Rama do të jetë ai që do të mbyllë fjalimet në panelin e Samitit për Diasporën i 11-ti.
Nuk dihet nëse Basha do të paraqitet ditën e nesërme në Samitin e Diasporës, por mbetet për t’u theksuar se Pandeli Majko tashmë e ka kryer një lëvizje për të afruar dy rivalët politikë kryesorë të vendit, në një klimë që pritet vetëm të përshkallëzohet, pasi edhe eurodeputetët nuk arritën të qetësonin situatën.




