Rama viziton Greqinë më 20 mars, diskutime me Mitsotakis për kufijtë detare

Rama viziton Greqinë më 20 mars, diskutime me Mitsotakis për kufijtë detare

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Greqi në datat 20 dhe 21 mars, ku pritet të hapë një ekspozitë me piktura në Athinë.

Ndonëse jo një vizitë zyrtare, mësohet se kreu i qeverisë do të shoqërohet nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe do të zhvillojë takime më përfaqësues të lartë të politikës përfshirë kryeministrin Kiriakos Mitsotakis dhe ministrin Nikos Dendias.

Pritet që pjesë e diskutimeve të jenë çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve pasi edhe më herët palët kanë diskutuar në parim për të arritur një marrëveshje për referimin në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë të çështjes së kufizimit të zonave detare, për të cilën Athina është e pakënaqur për vonesat e palës shqiptare e cila nuk ka avancuar në negociatat në nivel teknik. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy