Zingraf: Integrimi në BE ta udhëheqë Shqipërinë si një yll polar

Zingraf: Integrimi në BE ta udhëheqë Shqipërinë si një yll polar

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, ku ka bërë mer dije se Gjermania do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian.

Për ambasadorin, mbetet një pikë kyç vazhdimi i reformave me vendosmëri, duke e theksuar se Integrimi Evropian duhet të na udhëheq si një yll polar.

Teksa ka përshëndetur rikthimin e opozitës në parlament, pret nga kjo e fundit që të bashkëpunojë me mazhorancën për reforma të rëndësishme si ajo zgjedhore dhe vijimi i reformës në drejtësi.

Unë përgëzoj qeverinë e re të drejtuar nga Kryeministri Rama dhe i uroj asaj gjithë të mirat në punën e mëtejshme për reformat. Unë përshëndes kthimin e opozitës në parlament dhe falenderoj Presidentin e Republikës dhe të gjitha institucionet shtetërore të përfshira për tranzicionin e shpejtë. Ambasadori theksoi në bisedë me Ministrin Çuçi se nuk ka kohë për të humbur, se agjenda e reformave duhet çuar përpara me vendosmëri dhe se integrimi në BE duhet të udhëheqë dukshëm si një yll polar. Për shumicën e cilësuar në parlament që nevojitet në fusha të rëndësishme si p.sh. reforma zgjedhore dhe vijimi i reformës në drejtësi do të jetë i nevojshëm një bashkëpunim konstruktiv i shumicës dhe opozitës. Vizita e Kancelares Gjermane në Tiranë bëri dhe njëherë të qartë se Gjermania vijon të mbështesë dhe shoqërojë me vendosmëri rrugën e Shqipërisë dhe rajonit drejt BE-së”, shkruan ambasada gjermane në Tiranë.

Nga ana e tij, Ministri Çuçi bën më dije se ambasadori Zingarf i ka dorëzuar raportin e Qeverisë Federale për riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimin që pritet t’i bëhet Policisë së Shtetit.

Më dorëzoi zyrtarisht raportin e Qeverisë Federale për riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimi që do të bëjmë në tërësi në Policinë e Shtetit. Sikundër e bëra me dije në Kuvend kur prezantova Programin për Sigurinë, do të fillojmë menjëherë punën me partnerët gjermanë për ta çuar përpara edhe këtë prioritet. Raporti që më dorëzoi ambasadori është një udhërrëfyes me vlerë tejet të rëndësishme”, shkruan Çuçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy