Analisti Frrok Çupi thotë se të gjithë marrin kosto nga protesta, pasi askush nuk del nga një betejë pa kosto.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se nxitja për protestë vjen nga lajmi i rremë dhe se e vetmja e vërtetë është se nga kjo lëvizje po dëmtohet vendi dhe turizmi.
Sipas tij, protesta e nisur kundër projektit në Zvërnec, është më e korruptuara në historinë e Shqipërisë dhe se është kundër Perëndimit dhe Bashkimit Europian.
Është një kosto shumë e madhe për çfarë po merr shoqëria, nga mungesa e informacionit dhe lajmit të rremë. Këtu ka një protestë dhe kjo protestë ngrihet mbi shumë shumë elementë. Edhe ajo pjesë që bën protestë merr kosto, për arsye se merr lajmin e rremë.
Nxitja për protestë vjen nga lajmi i rremë. E vetmja e vërtetë është se po dëmtohet vendi, e ardhmja e vendit, e turizmit.
Rama ata që ka rreth vetes, a janë njerëzit e duhur? Askush nuk e di si janë. Bën disa vlerësime me veten tënde, me miqtë, me institucionet. Pjesa më e madhe dalin normal, ndërsa pjesa tjetër do të dalin të të shajnë në rrugë, do të korruptohen.
Degët kalben jo vetëm për shkak të moshës, pro shumë herë edhe për shkak të veprave që kryejnë njerëzit. Një pjesë e tyre janë paraqitur para drejtësisë, një pjesë janë të pafajshëm, por kjo është një gjë që na bën të analizojmë. Ne kemi një shoqëri që ndër vite është infektuar shumë rëndë nga korrupsioni.
Është e korruptuar vetë protesta që zhvillohet kundër korrupsionit. Është më e korruptuara në historinë e Republikës së Shqipërisë. I është sulur semitizmit, po lavdëron Hitlerin. Është sulur kundër qeverisë, kundër gjithçkaje, madje i është sulur dhe fëmijëve. Siç është ushtruar vepra penale në mënyrë individuale, po ashtu duhet të mbajnë dhe përgjegjësi penale.
Mazhoranca për përmirësime ka nevojë në çdo moment, se në fund të mandatit do të jetë në prag ose pjesë e Bashkimit Europian. Dhe kjo do punë, se është një barrë shumë e madhe. Vetë protesta është kundër Perëndimit dhe Bashkimit Europian.



