Tensione edhe në Bashkinë e Kavajës, protestuesit nuk lejojnë betimin e kryebashkiakut të ri

Tensione edhe në Bashkinë e Kavajës, protestuesit nuk lejojnë betimin e kryebashkiakut të ri

Pas Bashkisë Devoll, tensionet po shoqërojnë sot edhe Bashkinë e Kavajës,e  cila është rrethuar nga forcat e policisë dhe FNSH.

Sot pritet të konstituohet Këshillit Bashkiak i Kavajës dhe të betohet kryebashkiaku i ri i PS, Redjan Krali.

Ndërkohë mbështetësit e ish-kryebashkiakut të PD, Isa Sakja po mbajnë protestë.

Në bashki ka mbërritur edhe ish-kryebashkiaku Isa Sakja, i cili ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën.

“Sot do të jem në zyrë. Nuk e liroj zyrën, është një ditë normale pune. Kemi një dekret presidenti në fuqi, është e pamundur që populli dhe demokratët e Kavajës të tolerojë qeverinë të emërojnë në detyrë njerëz të pazgjedhur. Këtu kanë votuar vetëm 5% e votuesve, se imagjinoj dot që një qytet të qeveriset nga 5% e votuesve”, është shprehur Sakja.

Krali u shpall fitues si kryebashkiak i Kavajës, në zgjedhjet e 30 qershorit dhe pritet të marrë zyrën.

Kryebashkiakët demokrat kanë paralajmëruar se nuk do ti lirojnë zyrat e tyre për tu vendosur kryebashiakët e rinj socialistë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy