Agron Çela u largua nga PL drejt PS, Meta: Merkato e Rilindjes, çështje që e mbulon Spiropali  

Agron Çela u largua nga PL drejt PS, Meta: Merkato e Rilindjes, çështje që e mbulon Spiropali  

Largimin e deputetit Agron Çela nga Partia e Lirisë, drejt asaj Socialiste, Ilir Meta e komentoi se merkato e Rilindjes. Meta tha sot se opozita është sfidë për njerëz të fortë dhe me ideale.

“Nuk kam koment për lajmet e shpikura dhe të porositura nga Rilindja, nuk shqetësohem për merkatot e Rilindjes. Ajo që mund t’u them me siguri është që PL do jetë faktor vendimtar për këtë ndryshim që presin qytetarët. Përballja e PL dhe Metës me këtë regjim që ka nxjerrë në treg të zi çdo interes kombëtar, është e pashmangshme. Kushdo që ka forcë, qëndresë, është shumë mirë që është në krah të Metës dhe opozitës së bashkuar dhe kjo është një sfidë për njerëz të fortë dhe me ideale. Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje që i mbulon Spiropali. S’kam se ça përgjigje t’u jap unë. Berisha i ka mundur të gjithë në 6 mars në Shkodër, pa seli dhe vulë. Unë isha president në atë kohë. Kudo rritja e PL do jetë spektakolare. Kudo!”, tha Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy