Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnjës s’mund të hyjnë në Kosovë pa vërtetim për COVID-19

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnjës s’mund të hyjnë në Kosovë pa vërtetim për COVID-19

Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar disa masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 në vend.

Në mbledhjen e saj të 13-të, zhvilluar online, Qeveria vendosi që shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnje Hercegovinës s’mund të hyjnë në Kosovë pa e pasur me vete vërtetimin se kanë rezultuar negative në testimet për Covid-19.

Qeveria ka miratuar vendimin ku detyron të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës që futen në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të tregojnë se nuk janë të prekur nga Covid-19, përmes një vërtetimi që dëshmon kryerjen e testit RT-PCR negative në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e Republikës së Kosovës”, bëhet me dije nga vendimi i qeverisë së Kosovës.

Referuar të të njëjtit vendim, mësohet se përjashtohen nga ky vendim, të gjithë ata qytetarë të këtyre vendeve, që gjatë hyrjes përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të nënshkruajnë një deklaratë ku do nënvizojnë se për tre orë ata do të largohen nga territori i Republikës së Kosovës.

 “Edhe qytetarët e këtyre vendeve që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për udhëtim në vendet e treta, nuk kanë nevojë të prezantojnë vërtetimin për test RT- PCR”, thekson vendimi.

Nga ky vendim përjashtohen edhe transportuesit që vijnë nga këto vende në Republikën e Kosovës.

“Transportuesit që vijnë nga këto vende në Republikën e Kosovës nuk kanë nevojë të prezantojnë vërtetimin për testin RT-PCR, por janë të detyruar të respektojnë protokollet për transport ndërkombëtar”.

“Edhe transporti i organizuar me autobusë ose linja të rregullta ndërkombëtare në transit nga këto vende, nuk duhet të prezantojnë vërtetimin për testin RT-PCR, por ata nënshkruajnë deklaratën me të cilën detyrohen të lëshojnë territorin e Republikës së Kosovës brenda 5 orëve”.

“Nuk do të shfaqin testin RT-PCR edhe diplomatët e huaj nga shtetet e mësipërme që janë të akredituar në RKS, si edhe familjarët e tyre. Gjithashtu janë liruar nga prezantimi i testit RT-PCR të gjithë shtetasit e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës, të cilët kanë edhe shtetësinë e Republikës së Kosovës, nëse kanë vendbanim në Kosovë”, bëhet e ditur në vendimin e Qeverisë.

Qeveria ka marrë vendim që prezantimin e vërtetimit për test RT-PCR negativ gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, të realizuar para 72 orësh, janë të detyruar ta bëjnë shtetasit e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinës që kanë leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës.

Po ashtu dhe ata që kanë caktuar vizita mjekësore në institucionet shëndetësore të RKS-së dhe bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga Republika e Kosovës mirëpo me adresë vendbanimi në njërin nga shtetet e cekura në këtë vendim. 

Mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme

Qeveria e Kosovës vendosi që ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave nga të gjithë qytetarët jashtë banesave të tyre.

Vendimi u morr sot në mbledhjen e 13-të të Qeverisë.

“Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme për ndërmarrjen e masave, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit COVID-19 është për obligimin e të gjithë banorëve të Republikës së Kosovës që të bartin maskat për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpive/banesave të tyre, si dhe të mbajnë distancë fizike prej 2m në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre. Vendimi detyron gjithashtu që të gjitha institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme, në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Gjithashtu, në listën e qyteteve që futen në karantinë nga ora 21:00 deri në orën 5:00 u janë shtuar edhe Mitrovica e Jugut, Gjilani, Fushë-Kosova dhe Shtërpca.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy