Votimet në Shkodër/ Spahia: Nga këtu do të fillojë edhe ndryshimi i madh historik

Votimet në Shkodër/ Spahia: Nga këtu do të fillojë edhe ndryshimi i madh historik

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Shkodrën, Bardh Spahia, zgjedhjet e sotme i ka cilësuar si shumë të rëndësishme për fatin e demokracisë në vend.

Spahia pas votimit në qendrën e tij të votimit, tha se nga Shkodra do të fillojë ndryshimi i madh që do të përhapet në të gjithë Shqipërinë.

Ne përballjen e kemi me kundërshtarin tonë historik, Edi Ramën dhe përfaqësuesin e tyre këtu. Shkodranët janë më të qartë se kurrë se kush është opozita e vërtetë dhe alternativa më e mirë.

Me votën e tyre shkodranët do tregojnë shembullin për ndryshimin që do fillojë nga Shkodra dhe do vazhdojë në gjithë Shqipërinë.

Unë jam shkodran i lindur dhe i rritur në Shkodër. Edhe njëherë të shfrytëzoj këtë rast, duke ju falënderuar për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme për përcjelljen e këtij procesi zgjedhor, Shfrytëzoj rastin tu bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi shkodrane të dynden masivisht dhe me votën e tyre të ndikojnë për të ardhmen.

Nga Shkodra do të fillojë ndryshimi i madh. Te Shkodra janë sytë e të gjithë demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë. Të kontribuojmë me votën tonë të lirë për këtë ndryshim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy