Deklarata e përfaqësuesit të qeverisë greke në Kongresin e PBDNJ-së, që të futen në qeveri përfaqësuesit e minoritetit grek, ka shkaktuar reagimin e kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi.
“Rama e Paloka kur janë me ne qajnë për çamët, por nuk reagojnë kur Greqia ndërhyn në punët e Shqipërisë’ shkruan Idrizi në facebook.
Këtë të shtunë PBDNJ zhvilloi kongresin ku të pranishëm ishin Kreyministri Edi Rama, përfaqësues të opozitës si dhe përfaqësues të qeverisë greke.



