“McGonigal”, Balla: Në seancën e së enjtes, 24 orë mocion me debat

“McGonigal”, Balla: Në seancën e së enjtes, 24 orë mocion me debat

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla konfirmoi se në seancën parlamentare të së enjtes, do të mbahet mocioni me debat për çështjen “McGonigal” dhe do të zgjasë 24 orë, ndonëse nuk e specifikoi me emër çështjen e shumëdebatuar.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, Balla deklaroi se foltorja e Kuvendit duhet përdorur nga deputetët për të dhënë mendimet e tyre, por jo të merret peng.

Në seancën e ardhshme, ditën e enjte më 2 mars kemi përcaktuar mbajtjen e mocionit me debat.

Besoj që të gjitha grupet parlamentare duhet të përgatiten më së miri për këtë debat.

Ne po bëjmë përgatitjet tona për të shfrytëzuar këtë moment për të ndarë me opinionin publik çështje që kanë rëndësi për qytetarët. Mendoj se 24 orë janë të mjaftueshme.

Balla sqaroi se çdo deputetë do të ketë kohën e tij prej 10 minutash në dispozicion dhe se gjatë mocionit do të ketë bashkim kërkesash.

Sipas tij, grupi parlamentar i Partisë Socialiste po e pret me padurim mocionin me debat për të diskutuar “disa të vërteta me rëndësi për shqiptarët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy