Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas shënimeve të javës të kryeministrit Edi Rama në podcast. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, kreu i PD-së thotë se Ramës i kanë refuzuar çdo takim që kërkoi në SHBA. Ndërsa fjala e tij për ish-komandantët e UÇK është e pavlerë pasi sipas tij diplomacia në këto raste nuk bëhet përmes fjalëve publike.
Po ashtu kreu i opozitës reagoi edhe për projektin e Durrësit. Ndryshe nga kreu i qeverisë që thotë se është pjesë e objektivave për UNESCO-n, sipas Berishës shembjet e shtëpive të durrsakëve po bëhet që ti krijojë hapësirë bandave të drogës të ngrenë kulla në një zonë të lakmuar të qytetit bregdetar.
Berisha solli si model për të parashikuar atë që do ndodhë në Durrës, gjirin e Manastirit në të cilin sipas Berishës, Rama ia dha për ta ndërtuar Damian Gjuknurit.



