
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm në ceremoninë e promovimit të librit “Në Opinionin tim…” të autores Valbona Zeneli .
Kreu i shtetit përshëndeti botimin e këtij libri me përmbledhje artikujsh e eseshë dhe vlerësoi në mënyrë të veçantë idetë dhe tezat shumë interesante, të guximshme dhe provokative të autores për çështje shumë sensitive për politikën dhe shoqërinë shqiptare dhe atë ballkanike.
Gjatë fjalës së tij Meta u ndalur tek tema për emigracionin dhe largimin e të rinjve të kualifikuar nga vendi dhe rajoni, Meta theksoi se, humbja e shpresës së të rinjve dhe pasiguria për të ardhmen e tyre është që çështje që duhet të na shqetësojë të gjithëve.
"Në dekadën e dytë të demokracisë ne menduam se kishte ardhur koha për ta mbyllur emigracionin masiv dhe gëzoheshim që shumë të rinj, të mirë-edukuar e trajnuar jashtë, po ktheheshin për të kontribuar në vend apo për të ngritur sipërmarrje të suksesshme. Por ja që ky problem ende është sjellë sërish në vëmendjen tonë, sidomos kur bëhet fjalë për të rinj të kualifikuar. Si politikan nuk e kam të lehtë të pranoj se kjo gjë është dështim i klasës politike. Humbja e shpresës dhe e sigurisë së të rinjve brenda vendit është një shqetësim për ne dhe për të gjithë vendet e Ballkanit. Ndaj dhe e gjej shumë interesante, provokuese dhe të guximshme tezën e Valbonës se, largimi i të rinjve të arsimuar nga vendi, konsiderohet nga politikanë cinikë – shpresoj të mos jem i tillë - si një çelës për të ruajtur ‘status quo’-në dhe reduktimin e rrezikut të opozitës politike, intelektuale dhe të shoqërisë civile në vend", theksoi Meta.



