
Çështja e VKM për ndërtimet pa leje për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, është hiq më pak se pabarazi para ligjit.
Manjani, thotë për “MCN live” se me këtë vendim qeveria, i pasuri mund të legalizoj ndërtimin e tij pa leje, teksa i varfëri trajtohet me ligjin e dhunës, e gjithë kjo falë një qeverie sunduese.
Me ketë vendim qeverie, i pasuri bëhet edhe me i pasur, ndërsa hallexhiu trajtohet me ligjin e dhunës pa asnjë copë letër, u shkojnë njerëzve nëpër shtëpia dhe u thënë dilni se eu ka rënë plani i ndërtimit.
Kjo nismë është e qartë, secili biznesmen, ndërtues që ka ndërtuar, ka leje për ta legalizuar ndërtimin vet, kurse të tjerët që kanë një kotec pulash a një kat ndërtimi pa leje, i shembet brutalisht, pra kjo është nisma, ky është standardi që është në fuqi,.
Kjo është pabarazi para ligjit, e bërë një qeveri sunduese, i bie popullit për te pasuruar kapitalistët, ky është thelbi.



