Kroacia nga sot merr kryesimin e BE-së, prioriteti kryesor Ballkani Perëndimor

Kroacia nga sot merr kryesimin e BE-së, prioriteti kryesor Ballkani Perëndimor

Kroacia nga sot do të kryesojë presidencën e BE-së duke pasuar Finlandën. Vendi më i ri anëtar që nga viti 2013, do të kryesojë presidencën e Këshillit të BE-së për herë të parë.

Shumë qytetarë të BE-së edhe në Bruksel njohin prej Kroacisë vetëm bregdetin si një destinacion për pushime. Tani qeveria kroate ka rastin të tregojë edhe anë të tjera të vendit, shkruan agjencia e lajmeve DW.

Gjashtë muaj kryesim i presidencës së BE-së për secilin vend anëtar që ofron shansin të prezantohet si organizator i mirë dhe të prezantojë apo të japë drejtimin për temat e ndërlikuara të BE-së.

Disa ndër shtetet themeluese të unionit si Luksemburgu e kanë pasur 12 herë në rotacion presidencën e BE-së, gjë që u është kthyer atyre tashmë në rutinë dhe nuk u duhen bashkëpunëtorë shtesë, për organizimin e konferencave. Shtete të tjera të mëdha kanë një imazh më të keq në kryeqytetin e BE-së në Bruksel. P.sh. Britania e Madhe, që në janar do të dalë prej BE-së konsiderohej si kaotike, e paorganizuar mirë dhe me pak frymë krijuese.

Gjermania, që është vendi më i madh anëtar i BE-së dhe që e ka radhën në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm të drejtojë presidencën, konsiderohet si e aftë për të realizuar objektivat, por edhe mjaft burokratike dhe pedante. Gjermanët angazhojnë qindra diplomatë shtesë në përfaqësinë e Brukselit, për të menaxhuar me sukses presidencën gjashtë mujore.

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliæ Radman ka marrë përsipër të angazhohet për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ai dp ta verë në lëvizje Francën, që të heqë dorë nga vetoja, me të cilën ka bllokuar zgjerimin e BE-së me hapjen e negociatave të antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo veto e papritur e Parisit në vjeshtë ishte një shok diplomatik për Gjermaninë, BE-në dhe për Kroacinë.

„Por edhe një shok i tillë mund të jetë i dobishëm”, tha ministri i Jashtëm Radman në portalin e internetit Euractiv. „Kjo ndoshta ndihmon paksa, që ne të fokusohemi dhe të procedojmë me seriozitet, kur është fjala për vendime konkrete. Ne përpiqemi të forcojmë vetëdijen se sa i rëndësishëm është zgjerimi edhe për BE-në e jo vetëm për vendet fqinjë.” Kroacia do të angazhohet si ndërmjetësuese e ndershme, tha ministri i Jashtëm. Pika kulmore e presidencës kroate do të jetë samiti i zgjerimit më 6 dhe 7 maj në Zagreb, në të cilin duhet të skicohet rruga për daljen nga qorrsokaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy