Mungesa e ujit në Dardhë, reagon Kryebashkiaku i Librazhdit: Situatë e papranueshme, përgjegjësit do ndëshkohen

Mungesa e ujit në Dardhë, reagon Kryebashkiaku i Librazhdit: Situatë e papranueshme, përgjegjësit do ndëshkohen

Pas tensioneve të shënuara në fshatin Dardhë dhe protestave të banorëve për mungesën e ujit të pijshëm, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha.

 

Përmes një reagimi publik, Disha bëri të ditur se ka qenë pranë banorëve të zonës, të cilët prej katër ditësh po përballen me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas tij, situata është shkaktuar nga ndërprerja e furnizimit nga kontraktori i hidrocentralit, në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara në marrëveshjen ekzistuese.

 

Kryebashkiaku theksoi se ka dëgjuar nga afër shqetësimet e banorëve dhe e cilësoi të papranueshme gjendjen e krijuar, duke nënvizuar se asnjë komunitet nuk duhet të mbetet pa një shërbim jetik si uji i pijshëm.

 

Ai bëri të ditur se ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problemit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë për banorët e Dardhës. 

 

Po ashtu, Disha paralajmëroi se ndaj subjektit përgjegjës do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore të parashikuara, ndërsa do të kërkohet edhe vendosja e sanksioneve për shkeljen e marrëveshjes dhe dëmtimin e interesave të komunitetit.

 

Reagimi i kryebashkiakut vjen një ditë pasi në rrjetet sociale qarkulluan pamje ku disa banorë të Dardhës shembnin gardhin rrethues të një hidrocentrali, duke pretenduar se u ishte mohuar e drejta për të përdorur ujin në përputhje me marrëveshjen e arritur më herët. 

 

Situata ka rikthyer në vëmendje konfliktin mes banorëve dhe operatorëve të HEC-it lidhur me menaxhimin e burimeve ujore në zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy