
Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj, u ndal te fakti nëse kryeministri Rama do ta ‘shes’ ose jo Veliajn.
Ai u shpreh se nëse do të ndodh, do t'i verë kushtet e tij SPAK-ut.
SPAK është lojë forcash, ekuilibër rrymash. U pa hapur që Rama nuk donte ta shiste Beqaj, por ja morën, po kush ishte kompromisi, meqë do e merrni patjetër, do e merrni për faturat e lokalit, jo për koncesionin.
Pra, Rama nuk kontrollon gjithçka. Tani edhe me Veliajn mund të ndodhë e njëjta gjë, mund të ndodhin aq shumë gjëra sa nesër ta shesë, por nëse e shet nesër do verë kushtet e tij SPAK-ut: nuk e dua para zgjedhjeve, nuk e dua për inceneratorin.
Pra, a quhet drejtësi, një drejtësi e ‘negociuar’ me pushtetin, a bëjnë ata detyrën e tyre apo gjithçka është një zyrë e errët ku është dikush i ambasadës, i BE-së, ku thuhet ta japim këtë, do marrim këtë, dhe pasi merret ky vendim dikur lart, SPAK zbaton urdhrin që i jepet, kjo ka ndodh deri tani.



