Para takimit Kurti-Vuçiç më 18 mars/ Lajçak: Pa formimin e Asociacionit, s’ka marrëveshje

Para takimit Kurti-Vuçiç më 18 mars/ Lajçak: Pa formimin e Asociacionit, s’ka marrëveshje

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Radio Televizioni Serb, RTS, ka thënë se pa formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk ka marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Diplomati sllovak, siç raporton RTS, ka përsëritur disa here se duhet të formohet Asociacioni dhe se sipas tij qëllimi i marrëveshje nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë, por përkundrazi qëllimi është krijimi i një situate të favorshme dhe hapja e derës evropiane.

Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë proces negociator mbi bazën e 11 pikave të atij që quhet tash zyrtarisht “Marrëveshja për rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Po ashtu, u arrit një dakordim që të vazhdohet me diplomaci fluturuese të diplomatit sllovak në Prishtinë dhe Beograd.

Lajçak të enjten dhe të premten takoi kryeministrin Kurti për të shqyrtuar Aneks-dokumentin e zbatimit të Propozim-Marrëveshjes që në fund duhet të përbëjnë një dokument të njësuar. Dhe për të gjitha këto do të ketë nevojë për një takim të ri të liderëve, më 18 mars në Ohër.

Ai në një prononcim për media pas takimit me kryeministrin Kurti, tha se pati një takim konstruktiv dhe se pritshmëritë me të cilat kishte ardhur në Prishtinë tashmë janë përmbushur sepse siç tha ai, “që të bëhet dokument ligjërisht i detyrueshëm duhet pajtim për zbatimin e tij”.

“Qëllimi kryesor i vizitës është të shoh se si Kosova e sheh implementimin. Dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mija në këtë kontekst”, deklaroi Lajçak, teksa shtoi se më pas se do të shkojë edhe në Beograd me të njëjtin mision me të cilin është ngarkuar.

Diplomati sllovak ka thënë se nuk pret një ceremoni nënshkrimi në Ohër, ku pritet të mbahet takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, porse do të caktohen afatet pasi që palët të jenë pajtuar për dokumentin në tërësi.

Ndryshe, plani evropian parasheh mes tjerash përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që është pjesa më problematike aktualisht në dialogun Kosovë- Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy